Departamenti për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shqipërisë, Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas, njofton se ka arrestuar të martën me 25 shtator një shtetas kosovar.
Kosovari 37- vjeçar, banues në Mbretërinë e Bashkuar ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Prishtina.
Ai nga Gjykata e Pejës është dënuar me burg, për veprën penale “Korrupsioni“.
Njoftimi i policisë:
Më datë 25.09.2018, në KKM Rinas, u arrestua me qëllim ekstradimi shtetasi kosovar B.S., vjeç 37, banues në Mbretërinë e Bashkuar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Prishtina, pasi Gjykata e Pejës, Kosovë, e ka dënuar me burg, për veprën penale “Korrupsioni“./Telegrafi/