Gjykata në Los Angeles ka urdhëruar që Juan Caros Seresi, 73-vjeç, i cili vuan dënimin me burgim prej 505 viteve për shkak të një vepre penale, që dënimi t’i shkurtohet në vitet që tashmë i ka kaluar prapa grilave dhe menjëherë të lirohet, shkruan CNN.
Juan Carlos Seresi për shkak të shpëlarjes së parave ishte dënuar me burgim prej 505 viteve – më saktësisht deri më 8 qershor të viti 2419, transmeton Telegrafi.
Ai ishte një nga katër të akuzuarit që në vitin 1991 u dënuan me 505 vite burgim, për shpëlarje parash prej më shumë se 300 milionë dollarëve të kartelit të drogës.
Që të katërtit e akuzuar ishin ankuar në Gjykatën e Apelit, që është ende në pritje të përgjigjes. Megjithatë, avokati i Seresit së fundmi ka kërkuar që klienti i tij të lirohet duke respektuar moshën dhe gjendjen e tij shëndetësore.
Ai tha se Seresi ka nivelin e lartë të shtypjes së gjakut dhe rrezikohet t’i ekspozohet coronavirusit. E gjykata në Los Angeles ka vendosur që Seresi menjëherë të mbrohet në liri, dhe të jetë nën mbikëqyrjen e organeve kompetente.
Gjykata ka bërë të ditur se Seresi tashmë i ka kaluar 30 vite në burg dhe se gjatë kësaj kohe nuk ka shkaktuar ndonjë incident – dhe duke u bazuar në këtë ka kërkuar lirimin e tij – duke marrë parasysh vitet dhe gjendjen e tij shëndetësore. /Telegrafi/