Gjykata e Apelit Tiranë ka shpallur të pafajshëm dhe ka lënë të lirë një shtetas të dënuar me 14 vjet burg nga Gjykata e Kurbinit për tentativë vrasjeje.
Vendimi është marrë një ditë më parë për shtetasin Bardhok Ndoka nga trupi gjykues, me relatore gjyqtare Edlira Petri dhe anëtarë Valdete Hoxha dhe Genti Shala.
Bardhok Noka u arrestua nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt në vitin 2020, përmes një operacioni në kushte të larta sigurie në Laç.
Më 29 prillit të 2020, Bardhok Noka dhe një tjetër person akuzoheshin se kishin qëlluar me armë zjarri ndaj një makine tip BMW me qëllim vrasjen e personave që ndodheshin aty pas konfliktit që kishin pasur me këta të fundit. /Telegrafi/