Noel E Dowson nga Britania e Madhe, nuk ka pranuar se ka kryer gjeste agresive dhe se nuk ndjehet fajtor, ndërsa ka bërë një grimasë të çuditshme kur ka dalë në fotografi.
I ndaluari 63-vjeçar e ka shtrembëruar fytyrën, duke u tallur me policët që e kishin arrestuar pasi ka sulmuar një të afërm me mjet të fortë, transmeton Telegrafi.
Imazhi ku ai shihet me gjestin qesharak, ka bërë xhiro në rrjetet sociale ku janë lënë komente të shumta.
“Kur nuk pranon se je fajtor dhe mundohesh të hedhësh poshtë çfarë ka ndodhur”, është një koment lidhur me rastin.
Sidoqoftë, ai po qëndron prapa grilave, derisa të merret vendimi final për të. /Telegrafi/