Site icon Telegrafi

U dehën aq keq sa blenë hotelin (Foto)

Të gjithë bëjnë çmenduri kur dehen, por pak veta blejnë hotelin ku pushojnë.

Një çift-35 vjeçarësh nga Londra ishin për muaj mjalti në Sri Lanka, dhe te hoteli ku pushonin ata zunë shumë miqësi me stafin.

Në një prej atyre ditëve, pas 12 gotash rum, ata panë që hotelit po i mbaronte kontrata e përdorimit, ndaj vendosën ta blejnë biznesin për tre vite, me një kosto prej gati 40 mijë dollarësh në total. Çifti firmosi dokumentet, edhe pse çdo gjë u zhvillua në një gjuhë që nuk e merrnin vesh.

Pasi u doli pija, i zuri paniku për atë kishin marrë përsipër. Pasiguria ishte më e madhe kur mësuan se vajza ishte shtatzënë dhe paratë mund t’i kishin shpenzuar ndryshe.

Megjithatë, ata e hapën hotelin pasi i bënë dhe 8 mijë dollarë riparime, e puna duket se po ecën mirë. Por tani ata betohen që çdo angazhim biznesi në të ardhmen do ta bëjnë esëll. /tch/

Exit mobile version