Site icon Telegrafi

U dëbua nga aty, burri i vuri flakën një lokali në veri të Meksikës – gjetën vdekjen 11 persona

Një burrë që u dëbua nga një lokal në Meksikë për sjellje të pahijshme ndaj grave u kthye dhe i vuri zjarrin lokalit, duke vrarë 11 persona, thanë autoritetet të shtunën.

Pas kësaj, bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar, thanë zyrtarët.

Sulmi që u shoqërua me zjarrvënie ndodhi gjatë natës vonë, të premten në qytetin San Luis Rio Kolorado, në shtetin verior të Sonora, i cili kufizohet me SHBA-në.

Zjarri vrau shtatë burra dhe katër gra dhe lëndoi gjashtë të tjerë, tha zyra e prokurorit të shtetit në Sonora.

Sulmuesi u dëbua nga lokali “për shkak të mosrespektimit të grave” dhe më pas u kthye dhe hodhi një objekt flakërues në të, me sa duket një koktej Molotov, tha zyra e prokurorisë.

Santos González Yescas, kryebashkiaku i San Luis Rio Kolorados – që përshkon kufirin në jug të Yuma, Arizona – postoi të shtunën pasdite në Twitter se një i dyshuar ishte arrestuar në sulmin fatal në barin Beer House.

Ai nuk e identifikoi të dyshuarin. /Telegrafi/

Exit mobile version