Telegrafi

U dashuruan gjatë stërvitjeve, sot Caroline Wozniacki u fejua me basketbollistin e San Antonios (Foto)

Ish-tenistja numër një në botë, Caroline Wozniacki ka kumtuar një lajm të mirë sa i përket jetës private.

Në fakt, tenistja daneze ka zbuluar se është fejuar pas gjashtë muajsh dëfrimi me David Leen.

Çifti është njoftuar gjatë përgatitjeve fizike të tenistes në Amerikë dhe shoqërimi i tyre përfundimisht u rrit në një dashuri që shumë shpejt do të kurorëzohet me martesë.

Wozniacki ishte besnike ndaj Rory McKilly, golfit nga Irlanda e Veriut, i cili kishte ndërprerë lidhjen me danezen pasi e kuptoi se martesa është një “hap shumë serioz”.

David Lee është basketbolli i skuadrës amerikane, San Antonio Spars ndërsa me Golden State Warriors e fitoi titullin e kampionit.

Ndryshe, në vend të unazës së kampionatit të NBA-së, Leen i ka dhuruar një unazë prej arit. /Telegrafi/