Site icon Telegrafi

U dalin rrogat shërbyesve të administratës publike

Ministria e Financave njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, respektivisht të gjithë shërbyesit e administratës publike dhe ata që marrin pagë nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës, se Ministria e Financave ka bërë sot ekzekutimin e pagave për muajin dhjetor.

Për shkak të festave të fundvitit, ekzekutimi i pagave është bërë disa ditë më herët nga ekzekutimi i rregullt.

Me këtë rast, Ministri i Financavem Avdullah Hoti, të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës u uron festat e fundvitit, duke ju dëshiruar shëndet, mbarësi dhe gjitha të mirat. /Telegrafi/

Exit mobile version