Site icon Telegrafi

U cilësua si gabim i gjyqtarëve: A ishte Lewandowski në pozicion jashtë loje kur shënoi gol?

Barcelona po humbet me rezultat 1-0 pas 45 minutave të para në duelin që po zhvillohet ndaj Real Sociedadit në ‘Reale Arena’.

Blaugranasit menduan se kishin kaluar në epërsi në minutën e 13-të, kur Robert Lewandowski pranoi një top nga Frenkie De Jong për të shënuar për rezultatin 1-0.

Në pamje të parë gjithçka dukej e rregullt, megjithëse, gjyqtari kryesor i takimit priti që të marrë edhe versionin e VAR-it se a ishte goli i vlefshëm apo jo.

Pas disa minutave pritje, u konfirmua nga sistemi se goli nuk ishte i vlefshëm pasi Lewandowski ishte në pozicion jashtë loje dhe kishte të bëjë me milimetra në atë rast.

Vlen të përmendet se blaugranasit pësuan në minutën e 36-të në këtë takim me Sheraldo Becker që realizoi për vendasit.

Në rast se Barcelona mposhtet në këtë sfidë, atëherë kjo do të ishte vetëm humbja e tyre e dytë këtë edicion në La Liga pas asaj ndaj Osasunas./Telegrafi/

Exit mobile version