Telegrafi

U burgos sepse përdhunoi një paciente, psikologu vdes në qelinë e tij – dyshohet se vari veten me çarçaf

Një psikolog nga Uashingtoni i akuzuar për përdhunimin e një pacienteje është gjetur i vdekur në qelinë e tij të burgut.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Dr. Dean Funabiki, 67 vjeç, i cili u zbulua natën e së dielës pandjenja, i varur nga shtrati në qelinë e burgut të Whitman County.

Siç bëhet e ditur më tej, ai ishte dërguar me nxitim drejt spitalit, ku më vonë u shpall i vdekur.

Vdekja e tij vjen dy ditë pasi u arrestua me dyshimin për përdhunim dhe u dërgua në burg.

Autoritetet thanë se një paciente femër pretendonte se Funabiki e sulmoi seksualisht gjatë një sesioni terapeutik në zyrën e tij të Pullman.

Viktima iu nënshtrua një ekzaminimi për sulmet seksuale dhe një urdhër u lëshua për të mbledhur mostrat e ADN-së nga terapisti, të cilat edhe ishin përputhur me të pacientes.

Ndërkohë mediat shkruajnë se Funabiki dyshohet se kishte përdorur një çarçaf për të varur veten. /Telegrafi/