Site icon Telegrafi

U botua “Ditari i Parashqevi Qiriazit….”

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, pasuroi fondin botues me librin më të ri, “Ditari i Parashqevi Qiriazit: Ditët e mia në Konferencën e Versajës”, i cili botohet më rastin e 50 vjetorit të vdekjes së Parasheqevi Qiriazit si dhe në vigjilje të Ditëve të Alfabetit që fillojnë më 14 nëntor të këtij viti.

Ky ditar i lënë në dorëshkrim, dëshmon për punën e palodhshme të kësaj ilumniniste shqiptare, e cila kësaj radhe na paraqitet si dëshmitare e gjallë e një prej ngjarjeve më vendimtare për fatet e popullit shqiptar në vitet 1919-20.

Figura Parashqevi Qiriazit ndriçohet dhe plotësohet me detaje të panjohura, përmes të dhënave autentike që ajo i prezanton në ditarin e saj.

Ditari nuk është thjeshtë kujtim personal i një gruaje që spikati shumë anë të njohura e të panjohura të kësaj Konference, por është edhe fryma dhe konteksti i kohës, të shqiptarëve në raport me Fuqitë e Mëdha, sidomos me ShBA-në, ku shqiptarët me të drejtë kishin varur të gjitha shpresat. Pjesëmarrja e saj në Konferencën e Paqes në Paris shpërfaq fuqinë dhe zotimin intelektual e kombëtar në arritjen e qëllimeve madhore, për të cilat rilindësit tanë ishin përpjekur dhe flijuar.

Libri vjen në kohën kur figura e kësaj iluministe të shquar ka frymëzuar edhe drejtuesit e UNESCO-s për ta përfshirë në kalendarin e jubileve të mbështetur nga kjo organizatë për vitin 2020.

Exit mobile version