Një grup turistësh nga Kosova të cilët po vizitonin malin e Jezercës janë shpëtuar nga ndërhyrja e Forcave Ajrore të Shqipërisë, pasi kishim mbetur të bllokuar për disa orë.
Sipas autoriteteve shqiptare, në operacionin e kërkim shpëtimit u angazhua një helikopter i FA-së, i cili mori në bordin e tij 6 shtetasit shqiptarë nga Kosova.
Operacioni nga ajri nisi rreth orës 19:00 dhe pas gati dy orë, turistët u morën nga zona ku ishin bllokuar dhe u dërguan në Theth.
Mësohet se gjendja shëndetësore e të gjithë turistëve është e mirë.
Në operacionin e Forcës Ajrore bashkëpunoi dhe Policia e Shtetit të Shqipërisë.