Telegrafi

U bllokuan në kanionet e Gjipesë, shpëtohet çifti belg

Prej më shumë se 10 orë çifti nga Belgjika kanë mbetur të bllokuar në kanionet e Gjipesë zonë midis Dhërmiut dhe Himarës.

Çifti në moshë rreth 50 vjeç kanë parë që e kanë pas të pamundur daljen nga këto kanione, dhe më pas kanë kërkuar ndihmë.

Është organizuar ekipi i zjarrfikësve të Himarës të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre me ane të litarëve, pasi terreni ka qenë shumë i vështirë.

Të dy të huajt Belg janë me shëndet të mirë, kanë falenderuar zjarrfikësit dhe janë larguar drejt hotelit ku qëndrojnë.