Telegrafi

U bllokua nga rënia e shkëmbit mbi banesë, shpëtohet i riu në Përmet

Ka përfunduar operacioni i shpëtimit në ndihmë të 25-vjeçarit banor, i fshatit Çarçovë, Përmet i cili u bllokua nga një masë shkëmbore.

Masivi shkëmbor i bllokoi gjymtyrët e poshtme shtetasit Dhimitër Vangjeli, i cili ishte duke fjetur në krevatin e tij në këtë banesë.

Lexo po ashtu Shkëmbi bie mbi shtëpinë në Përmet, mbetet i bllokuar 25-vjeçari

Shërbimet e policies dhe zjarrfikësit lokalë bënë të mundur nxjerrjen e 25-vjeçarit dhe transportimin e tij drejt spitalit të Përmetit.

Sipas burimeve nga strukturat e emergjencave, 25-vjeçari ka fraktura në këmbë dhe i është dhënë ndihma e parë mjekësore.

25 vjeçari nga Çarçova do të çohet në Janinë, për ndihmë të specializuar mjekësore. /Telegrafi/