Telegrafi

U bllokua mes maleve të Gramshit gjatë eksplorimit, RENEA e shpëton pas gjashtë orëve

Operacioni për shpëtimin e 43-vjeçarit të bllokuar mes maleve të Gramshit nga ekipet RENEA ka përfunduar pas gjashtë orësh.

Andrea Dervishi është nxjerrë i gjallë nga shkëmbinjtë e thepisur.

Një ditë më parë 43-vjeçari ka zbritur me litar rreth 80 metra lartësi duke menduar që do të dilte poshtë në kanion. Por litari nuk ka mjaftuar dhe ka mbetur mes dy shkëmbinjve.

Ai gjatë gjithë natës ka qëndruar zgjuar duke u përpjekur të bënte ushtrime fizike për të ngrohur trupin, pasi ka qenë me krahë të shkurtra.

Sipas informacioneve, policia ka marrë njoftimin rreth orës 18:35 dhe më pas drejt zonës janë nisur shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh dhe shërbimi zjarrfikës. /TCH/