Për 45 minuta, punëtorët janë munduar të kthejnë në normalitet makinën e vendosur në parkun e qytetit Didam të Holandës, transmeton Telegrafi.
Pasi kanë zbritur poshtë, të shtatë personat që ndodheshin aty janë dërguar në spital për kontroll.
Vetëm njëri prej tyre ka mbetur në spital, sepse nuk ndjehej mirë, kurse të tjerët janë lëshuar në shtëpi.
Policia e ka mbyllur parkun, duke bllokuar përgjithmonë të gjitha lojërat lëvizëse që gjendeshin aty. /Telegrafi/