Eden Hazard ka kaluar këtë verë në Real Madrid, por raportimet e fundit që vijnë nga Spanja, shkruaj në se lojtari është në mbipeshë të madhe.
Superylli belg u largua nga Chelsea këtë verë për të nënshkruar me klubin e ëndrrave për 100 milionë euro, plus bonuset.
Gazeta spanjolle Sport, shkruan se ylli i ri i i Madridit arriti në klub ‘jashtë formës’ dhe me ‘mbipeshë’.
Edhe presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, dyshohet se nuk është i lumtur që nënshkrimi i verës nuk e ka mbajtur fizikun e tij në formën e duhur.
Hazard ka qenë në turne para-sezonal me klubin e ri, nën drejtimin e Zinedine Zidane.
Ai luajti në disa ndeshje, por që nuk ka arritur të lërë shenjë. /Telegrafi/