Sulmuesi i Milanit, Andre Silva, është në kërkim të golit të parë në Serie A dhe pret që ai të vije.
Silva ka arritur të shënojë gjashtë gola në Ligën e Evropës, por ende asnjë në Serie A edhe pse u ble për 38 milionë euro.
“Bashkimi me Milanin? Kur e mora telefonatën nga agjenti im, isha shumë i lumtur, nuk e prisja”.
“E pranova menjëherë. Nuk ndjehem keq për situatën. Jam duke e kryer punën”.
“Është e rëndësishme për mua që të shënojë golin e parë në kampionat, jam i budur se do të vijë shpejtë”.
“Sulmuesi i vetëm ose i dytë? Nëse unë jam vetëm ose me një partner, është e njëjtë. Gjëja më e rëndësishme është të luash”.
“Krahasimet? Më pëlqen të jem origjinal, unë jam Andre Silva dhe unë kam karakteristikat e mia. Nga historia e Milanit, më pëlqen Inzaghi, Shevchenko dhe Rui Costa”.
“Ata janë të mëdhenjtë e epokës së lavdishme të Milanit, por unë u rritja duke shikuar lojtarë si Cristiano Ronaldo”, ka thënë Silva./Telegrafi/