Elaina Vecchio dhe i dashuri saj kanë dashur të bëjnë një fotografi të veçantë, e cila do t’ju mbetej një kujtim i mirë gjatë tërë jetës.
Ajo është ulur në prehrin e partnerit që qëndronte pranë një fontane, kishin qeshur para kamerës, por jo shumë gjatë, transmeton Telegrafi.
Në momentin që ai e ka humbur balancën, që të dy kanë rrëshqitur dhe kanë rënë në ujë.
Mirëpo, në vend se të brengoset dhe të shlyejë këto pamje, ajo i ka marrë me humor dhe i ka postuar në Twitter.
“Kur fotografimi me të dashurin nuk shkon mirë”, ka shkruar ajo përbri imazheve qesharake. /Telegrafi/