“Fairstale” do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin evropian të muzikës pas triumfit në RTSH.
Por, përveç fansave të Eneda Tarifës, edhe një kolegeje të saj nuk po i pëlqen kënga shqiptare për Eurosong.
“Njerëzit janë lodhur nga këngët vajtuese, dramatike, britma !! Jetojmë në një kohe ku duam ritëm, me që na kanë mbytur hallet e jetës dhe duam relaks, kënaqësi, të harrojmë hallet! Mjaft më me këngë depresive !!! U bëmë bajat jo për gjë… !!!”, ka shkruar Linda në llogarinë personale në Facebook, transmeton Telegrafi.
Ndërkohë, Eneda ka realizuar edhe videon e këngës ‘Fairstale’, të cilin e ka publikuar në kanalin zyrtar të Eurosongut në YouTube.
Kujtojmë se sivjet festivali evropian i muzikës do të mbahet në Stockholm të Suedisë më 10,11 dhe 12 maj. /Telegrafi/
Njerezit jane lodhur nga kenget vajtuese, dramatike, britma !! Jetojme ne nje kohe ku duam ritem, meqe na kane mbytur…
Posted by Linda Halimi on 2016-03-15
https://www.youtube.com/watch?v=je1ICZiKT4g