Site icon Telegrafi

U bë milioner pasi e la e dashura

Kerry Graves 31 vjeçare braktisi burrin sepse “i ishte bërë bajat dhe nuk dëshironte më shumë seks”. Por pa kaluar as dy vjet nga ndarja e tyre, Matthew fitoi shumë marramendëse në loto.

Edhe pse e pranon se pak është i mërzitshëm dhe hobi i tij më i madh është gjumi, Matthew tash mendon se si t’i shpenzojë paratë. Fatlumi thotë se Kerry dhe ai dëgjohen gjithmonë me telefon dhe thotë se ajo ndihet pak keq pasi që nuk i kishte qëndruar pranë. “Më vjen keq pasi ka qenë vajzë e mirë dhe të gjithë e donim”, komentoi nëna e Matthew, Sandra.

Kerry momentalisht jeton në një banesë njëdhomëshe në të cilën e ndanë me të dashurin e ri Travis Mains-Marten dhe djalin e tyre Blake. Travisi tri vjet më i ri është pronar i dështuar i një internet kafeje.

“Kerry me siguri është njeriu më i pafat në Britaninë e madhe. Ka jetuar me Matthew 14 vjet dhe në fund u nda – dhe atë tamam kur ai u pasurua”, tha njëra nga shoqet e Kerryt. /Telegrafi/
 

Exit mobile version