Site icon Telegrafi

U bashkuan 15 banka në Maqedoni

Sot në Shkup mbahet Kuvendi Themelues i shoqatave bankare në Maqedoni, e formuar nga 15 banka dhe dy kursimore, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Për kryetarë gjatë katër viteve të ardhshme është zgjedhur, Kosta Mitrovski, drejtor i përgjithshëm dhe kryetar i Bordit Drejtues në Bankën Universale Investuese SHA Shkup.

Për zv. kryetar është zgjedhur Toni Stojanovski, drejtor i përgjithshëm për udhëheqje me rreziqet dhe anëtarë i Bordit Drejtues në Stopanska Banka SHA Shkup.

“Shoqata e bankave, duke vepruar si formë profesionale të organizimit dhe operimit në kuadër të Odës Ekonomike të Maqedonisë, deri në periudhën e tanishme ka arritur rezultate të theksuara me udhëheqjen e bankave me standarde më të mira në Republikën e Maqedonisë, duke u nisur nga interesat e të gjithë anëtarëve të saj si dhe interesit të sistemit financiar dhe ekonomisë së Republikës së Maqedonisë. Si anëtare pjesëmarrëse në Federatë Bankare Evropiane me perspektivën e anëtarësimit të plotë në kuadër të proceseve euro-integruese të Republikës së Maqedonisë, Shoqëria e bankave kishte nevojë për transformim në subjekt të pavarur juridik sipas shembullit të përvojave të vendeve të BE-së dhe vendeve të rajonit” thuhet në komunikatën e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version