Site icon Telegrafi

U ballafaqua me peshkaqenin, shihni sa mençur e menaxhoi situatën peshkatari (Video)

Një peshkatar i guximshëm ka menaxhuar mençur një situatë të pakëndshme, duke përdorur shtizën e tij ndërsa peshkonte në brigjet e Queensland, Australi, përcjell Telegrafi.

Kerry Daniel një peshkatar me shtizë, ishte duke peshkuar në një kanal kur ai e pa si rrufeshëm po vinte një peshkaqen afër tij.

Duke përdorur shtizën e tij, Daniel qëlloi peshkaqenin në gojë, derisa ai po afrohej. Kur ai e kuptoi se shtiza ishte mbërthyer në gojën e peshkaqenit, ai nuk tentoi ta tërhiqte atë, por mençurish e la pajisjen e tij.

Daniel tha se ai nuk e di se çfarë kishte ndodhur më pas me peshkaqenin, i cili është parë për herë të fundit duke u përpëlitur dhe nga goja e tij dilte gjak. /Telegrafi/

Exit mobile version