Site icon Telegrafi

U bë baba për herë të dytë para dy javësh, Lorik Cana prezanton për herë të parë Enkeleidën

Foto: Lorik Cana/Instagram

Futbollisti i njohur, Lorik Cana, dhe bashkëshortja e tij Monica, para dy javësh janë bërë prindër për herë të dytë.

Ata u gëzuan me një vajzë, të cilën kanë vendosur ta quajnë Enkeleida.

Ka qenë së fundmi vet ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare ai i cili ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi, ku ka prezantuar vajzën e tij.

“Enkeleida sot mbush dy javë dhe vendosëm ta prezantojmë”, ka shkruar Cana në mbishkrimin e fotografisë.

Loriku dhe Monica përndryshe janë prindër edhe të një djali më të madh, të quajtur Bojken. /Telegrafi/

Exit mobile version