Site icon Telegrafi

U arrit rritje dyfish i kompensimit të infermiereve gjatë ndërrimit të natës në Maqedoni

Foto: Ilustrim

Sindikata e Klinikës në Qendër, Shkup, ka nënshkruan aneks marrëveshjen dhe e ka pranuar ofertën e Ministrisë së Shëndetësisë për rritjen e kompensimit të infermiereve gjatë ndërrimit të natës, nga koeficienti i deri tanishëm 0,29 deri më 0,50, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Në takimin e sotëm ku mori pjesë ministri Venko Filipçe, është dakorduar që infermieret me arsim të mesëm, të cilat deri më tani kanë marrë kompensim nga 241 denarë për ndërrim të natës, tani do të rritet deri më 416 denarë, ndërsa infermieret me arsim të lartë, nga 296 denarë, tani do të fitojnë 512 denarë për ndërrim të natës.

Për kompensimin e infermiereve të cilat nuk bëjnë ndërrimin e natës do të bisedohet edhe në vazhdim.

“E kemi pranuar rritjen. Ne kërkojmë rritje nga 0,29 deri më 0,75. Na ishte premtuar se ka vullnet dhe në vazhdim të zgjidhen të gjitha problemet e infermiereve me arsim të mesëm dhe të lartë, deklaroi kryetari i Sindikatës, Goran Begoviq.

Nga nesër janë formuar grupe punuese me çka edhe më tej do të punojnë për kërkesat e tyre të adresuar deri tek Ministria për Shëndetësi, për rregullimin e statusit të tyre.

Çka ka të bëj me pagat e tyre dhe rritjen deri në 5 për qind çka duhet të fillojë me pagën e muajit shtator, nga Sinidkata janë të prerë se nuk do ta nënshkruajnë dhe se ato kërkojnë rritjen për 15 për qind të pagave e mjekëve. /Telegrafi/

Exit mobile version