Site icon Telegrafi

Nënshkruhet marrëveshje për ndërtimin e urës Shipkovicë-Brodec

Ura në rrugën Shipkovicë-Brodec do të ndërtohet këtë vit. Për këtë qëllim dhe sot kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi nënshkroi marrëveshje me drejtorin e Byrosë për Zhvillim Rajonal, Ramiz Rexhepi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Drejtori i Byrosë për Zhvillim Rajonal, Ramiz Rexhepi për projekt tha se është me rëndësi të veçantë sepse në këtë drejtim gjendet disa fshatra të Malit Sharr.

Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi tha se administrata e komunës me miratimin e projektit të urës Shipkovicë-Brodec, tregon se i ndjek rregullisht projektet çka jepen në nivel shtetëror dhe ndërkombëtar. /Telegrafi/

Exit mobile version