Gjykata e Shkallës së Parë Berat ka ndryshuar sot masat e sigurisë për shtetasit Andon Shoshari, 20 vjeç dhe Ardit Nano, 33-vjeç, banues në Berat.
Këta dy shtetas u arrestuan mbrëmjen e së enjtes së 16 dhjetorit 2023, si të dyshuar për përdhunimin e dy vajzave, njëra 16 dhe tjetra 19-vjeçe. Asnjë prej dy djemve nuk e ka pranuar që në momentin e parë të arrestimit akuzën e përdhunimit dhe kanë deklaruar edhe sot në sallën e gjyqit se vajzat kanë gënjyer.
Gjyqtarja Ardiola Çela ka dhënë për dy djemtë masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.
Ndryshimi i masës ndodhi për shkak të mungesës së provave ndaj Shosharit dhe Nanos, pas verifikimit të kamerave të sigurisë përreth banesës së vajzave dhe ekzaminimit mjeko-ligjor.
Familjarët e djemve kanë deklaruar se tashmë drejtësia u vu në vend dhe djemtë e tyre dolën nga paraburgimi, pasi kanë qenë të pafajshëm dhe gjithçka ka qenë e orkestruar nga vetë vajzat.
“Ja kjo është, që doli e vërteta e djalit tim që nuk kishte asnjë fakt, asnjë arsye, pse bëjnë disa gjëra padrejtësi ndaj faleminderit shumë, doli e vërteta, e kanë marr më qaf kot”, tha Sejdali Shoshari, babai i Andon Shosharit.
Pas vendimit të gjykatës të dy djemtë pritën të lënë qelin pasditen e sotme./Euronews Albania/