Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia shtatë shtetaset e huaja të ndaluara pak ditë më parë për prostitucion.
Për to është caktuar masa “detyrim paraqitje”.
Hetimet kishin nisur nga muaji shkurt, ndërsa sipas dosjes hetimore pagesat varionin nga 200 deri në 1 mijë euro, në varësi të shërbimeve seksuale.
Prokuroria dhe policia ende nuk kanë arritur të zbulojnë bashkëpunëtorët e punonjësve të seksit në Tiranë, aty ku dhe ushtronin aktivitetin.
“Blutë” bëjnë me dije se në pranga kanë rënë kolumbiania Beisi Yusmar Rojas Ruiz, 30 vjeçe, e cila ishte organizatore e rrjetit të prostitucionit në Tiranë si dhe Lismar Maryelis John Perez, 28 vjeçe, Leidi Yaritza Anillo Bolano, 23 vjeçe, Yuri Lorena Vargas Sanchez, 28 vjeçe, Daniela Carolina Mendoza Barboza, 28 vjeç, Margarita Grushevskaia, 21-vjeçe dhe Laura Vanesa Mercado Baselge, 22 vjeçe.
Vajzat e arrestuara mësohet se janë me origjinë nga Spanja, Kolumbia, Venezuela dhe Rusia. /Telegrafi/