Site icon Telegrafi

U arrestua tri herë dhe u pushua nga puna: “I dyshuari” për masakrën e Shën Petersburgut thotë se jeta i është kthyer në makth (Foto)

Ilyas Nikitin, një shofer kamioni, fotografia e të cilit ishte shpërndarë nga mediat e huaja, pasi ai fillimisht thuhej se ishte i dyshuari kryesor i sulmit terrorist të së hënës në Shën Petersburg, ka qenë i intervistuar nga policia tri herë, dhe thotë se madje edhe është pushuar nga puna.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Nikitin, një burrë me mjekër, ishte në tren, kur ndodhi shpërthimi, i cili vrau 14 persona, ku ai shpëtoi së bashku me qindra pasagjerë të tjerë shëndoshë e mirë.

Megjithatë, mjekra e tij dhe stili i tij i një myslimani e bënë atë që të kapej nga kamerat e sigurisë.

Dhe para se të kishte ndonjë konfirmim zyrtar nga policia, disa fotografi të tij janë shpërndarë nga dhjetëra media.

Më pak se 24 orë më vonë Akbarzhon Dzhalilov (22), një banor i Kirgistanit, u shpall si bombarduesi vetëvrasës i mundshëm, përgjegjës për shpërthimin.

Por për Nikitin, edhe pse telashet do të duhej të përfundonin që aty, ky ishte vetëm fillimi, përcjell Telegrafi.

Ndërsa ai arriti të fluturojë në mënyrë të sigurt për në Moskë, kur Nikitin hipi në një aeroplan për në vendlindjen e tij Orenburg, pasagjerët e raportuan atë menjëherë në polici – disa prej tyre duke refuzuar që të fluturonin me të njëjtin aeroplan me të.

https://twitter.com/4ever1937/status/849251827182972928

Pavarësisht se kishte marrë kompensim për biletën e tij nga linja ajrore, Nikitin ishte ndaluar në Moskë për një natë, kështu që vendosi të marrë trenin, ku ai u arrestua menjëherë përsëri.

Nikitin i ka thënë IslamNews të mërkurën se, ndërsa ende gjendej në kryeqytet, ai mori një telefonatë nga punëdhënësi i tij, duke i thënë se ai ishte larguar nga puna.

Dhe durimit të Nikitin tanimë i ka ardhur fundi.

“Të afërmit e mi, miqtë dhe unë jemi të ndjekur kudo, nga të njëjtët gazetarë, të cilët më herët më kanë quajtur terrorist”, ka thënë ai për IslamNews. “Ju lutem më lini vetëm, dhe më lejoni të jetoj jetën time”. /Telegrafi/

Exit mobile version