Site icon Telegrafi

U arrestua për sulm terrorist, familjarët e mohojnë se është i tillë (Video)

Ardian Mehmeti nga Gjilani, në vitin 2013 është arrestuar për terrorizëm dhe planifikim të sulmit terrorist nga Policia e Kosovës, njofton Klan Kosova.

Familjarët po e pranojnë që djalit të tyre, në dhomë iu gjet armë e municion. Por, ata thonë se ato nuk i kishte për sulm terrorist.

Ardian Mehmeti, student i Fakultetit Ekonomik dhe i Studimeve Islame përmes familjarëve nga burgu vitin e kaluar u ka dërguar një letër medieve dhe institucioneve vendore ku shkruan për padrejtësitë që po i bëhen atij në procesin gjyqësor që po udhëhiqet nga EULEX-i.

Exit mobile version