Site icon Telegrafi

U arrestua për dhunë në familje, vajza e Steven Spielberg: Ndjehem e tradhtuar, kisha nevojë për ndihmë

Ditë më parë, vajza e regjisorit me famë botërore, Steven Spielberg, Mikaela Spielberg, është arrestuar për dhunë në familje.

Ajo së fundmi u shpreh se ndjehet e ‘tradhtuar’ pas arrestimit për dhunën në familje dhe pohon se kishte nevojë për ndihmë.

23-vjeçarja u mbajt në qendrën e paraburgimit Hill për 12 orë, derisa dikush pagoi garancinë prej 1 mijë dollarësh për lirimin e saj.

Steven Spielberg dhe Mikaela (Foto: Getty Images/Guliver)

Megjithatë, aktorja sqaroi për The Sun se arrestimi i saj nuk ishte gjë tjetër veçse një keqkuptim me oficerët dhe se nuk duhej të ndodhte një gjë e tillë.

“Unë jam personalisht shumë e zemëruar dhe ndjehem e tradhtuar sepse kam thirrur për ndihmë mjekësore”, ka thënë ajo në një deklaratë.

Për The Sun, Mikaela shtoi se beson që oficerët ishin thjesht duke ndjekur procedurën.

Lexo po ashtu Vajza e regjisorit Steven Spielberg, Mikaela arrestohet për dhunë në familje

Pankow (i fejuari i Spielberg) i tha Fox News në kohën e arrestimit të Spielberg se ishte pikërisht ‘një keqkuptim’.

47-vjeçari po ashtu nuk zbuloi se ku ndodhi incidenti apo kush ishte i përfshirë, por konfirmoi se vajza e regjisorit ishte mirë.

Steven Spielberg (Foto: Getty Images/Guliver)

Mikaela ditë më parë deklaroi se në të ardhmen dëshiron të bëhet aktore e porno-filmave. /Telegrafi/

Exit mobile version