Site icon Telegrafi

U arrestua pak ditë më parë për atentatin në Don Bosko, ndërron jetë 32-vjeçari

I paraburgosuri Andrea Bregasi ka ndërruar jetë në spitalin e Fushë-Krujës si pasojë e një ataku kardiak. 32-vjeçari është akuzuar për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.

Ai është autori i dyshuar i atentatit të ndodhur në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, dhjetorin e vitit 2023, kur u qëllua ndaj një automjeti në lëvizje ku brenda ishin 3 persona. Fatmirësisht asnjë prej personave të ndodhur në mjet nuk mori lëndime serioze.

Burime bëjnë me dije se i riu ka qenë përdorues i lëndëve narkotike dhe trajtohej me metadon.

Bregasi është një person me precedentë të mëparshëm penal për grabitje me armë ku ka vuajtur edhe dënimin.

Gjatë momentit të ndalimit nga blutë e Durrësit, më 11 korrik, atij iu gjet dhe një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që posedohej pa leje./euronewsalbania/

Exit mobile version