Një grua e cila ishte lodhur me idenë e fëmijëve të saj për t’i përdorur pajisjet elektronike para gjumit, ka krijuar një dollap për t’i fshehur ato, duke përdorur kutinë e bukës si dhe një dry.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, duke ndarë imazhet në një grup në Facebook, mamaja australiane, Joanne, konfiskoi pajisjet për t’i ruajtur brenda natës si dhe për t’i mbushur.
Megjithatë, derisa ajo ishte e kënaqur me idenë e dobishme, prindërit e tjerë në internet vunë re shpejt një të metë fatale.
Brenda kutisë së bukës prej 19-dollaërshe, ajo vendosi ato mbi njëra tjetrën për t’u mbushur, gjë që mund të dëmtojë pajisjet dhe potencialisht mund të jetë një rrezik për zjarr. /Telegrafi/