Këngëtari i njohur, Justin Bieber, më në fund është hapur rreth kuptimit të tatuazhit që ka në qafë.
Më parë ishtë përfolur mjaft shumë nga fansat e tij, psi thuhet se tatuazhi mbante shkronjën ‘S’ për Selena Gomez, shkruan Daily Mail.
26-vjeçari në një paraqitje të tij ka treguar se një vizatim i tillë ka qenë kërkesë nga bashkëshortja e tij, Hailey.
“Mendoj se gjembat paraqesin ngjarjet e vështira në jetën time. Trëndafili prezanton bukurinë”, është shprehur ai.
Mes tjerash ai shtoi: “Kam mbaruar punë me tatuazhet në qafë. Kjo ishte kërkesë nga Hailey”.
Artisti nga Kanada ka treguar edhe planet e tjera, pasi ruan një pjesë të trupit për tatuazhet që i përkasin fëmijëve të tij të ardhshëm. /Telegrafi/