Telegrafi

U akuzuan se shkaktuan rrëmujë në zhveshtoren e Hearts – vjen reagimi i Fiorentinës

Lojtarët e Fiorentinës janë akuzuar si ‘arrogantë’ dhe ‘të padisiplinuar’ pasi dolën nga dhoma e zhveshjes në Tynecastle në kaos, por toskanët thonë se nuk kishte ujë të nxehtë, kështu që u desh të bënin dush në hotelin e tyre pas ndeshjes të së enjtes kundër Hearts.

Djelmoshat e Vincenzo Italiano siguruan një fitore 3-0 në udhëtim te skuadra skoceze të enjten mbrëma, duke vulosur fitoren e tyre të parë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës këtë sezon.

Megjithatë, pati polemika pas ndeshjes, pasi një video që është bërë virale në mediat sociale tregon dhomën e zhveshjes së mysafirëve në Tynecastle në kaos me peshqirë dhe shishe uji bosh të lënë në dysheme.

Videoja ka shkaktuar zemërim te tifozët skocezë duke akuzuar lojtarët e Fiorentinës si arrogantë dhe të padisiplinuar.

Megjithatë, sipas raportimeve të shumta në Itali, toskanët janë justifikuar duke thënë se lojtarët nuk gjetën ujë të nxehtë në dhomën e zhveshjes pas fishkëllimës së fundit, kështu që u desh të largoheshin shpejt nga stadiumi për të bërë dush në hotelin e tyre.

Sipas Violaneës, UEFA mund të gjobisë edhe klubin skocez për problemet e tyre logjistike. /Telegrafi/