Site icon Telegrafi

U akuzua se tentoi ta lëndonte Viniciusin, mbrojtësi i Mallorcas thyen heshtjen dhe tregon të vërtetën

Pablo Maffeo dhe Vinicius Junior kanë pasur një përplasje edhe në ndeshjen e mbrëmshme, njësoj si vitin e kaluar.

Mbrojtësi spanjoll i Mallorcas u kritikua se gjithmonë ndaj Vini Jr luan ashpër, derisa ai ka shpjeguar se nuk ka asnjë problem me brazilianin.

Anësori ka thënë se nuk ka qenë ndërhyrja e qëllimshme dhe i ka kërkuar falje Viniciusit.

Lexo po ashtu Muriqi shënon gol të bukur për ta ndalur Realin, kampioni e nis sezonin e ri me barazim

“I kërkova falje Vinicius për faullin. Ishte një karton i verdhë dhe e pranoj këtë. Nuk ishte e qëllimshme apo e dhunshme. Unë nuk kam asnjë problem me Vinicius”, tha mbrojtësi i djathtë i Mallorca, Pablo Maffeo, për Jijantes pas përballjes me Real Madrid të dielën.

Incidenti të cilit i referohet Maffeo është vendi ku ai goditi Vinicius dhe mori vetëm një të verdhë për këtë.

Faulli dukej mjaft i qëllimshëm, më shumë synonte dëmtimin e anësorit sesa ta largonte topin.

Për më tepër, kjo nuk është hera e parë apo edhe e dyta që Maffeo ka në shënjestër Vinicius, pasi ka qenë një model i përsëritur prej vitesh tani.

Përkundër Maffeos që ka bërë ndërhyrje, braziliani shpesh herë e ka provokuar me fjalë, megjithatë dyshja duket se kanë gjetur paqe./Telegrafi/

Exit mobile version