Thashethemet filluan pasi ajo u pa në një video në Instagram duke u ulur në prehrin e një djali tjetër.
Kjo pason një moment romantik të fundit që ata ndanë në fushën e Berlinit pas fitores së Spanjës në Euro 2024.
Që atëherë, ata kanë udhëtuar së bashku në Milano dhe Greqi.
Full video of Alex Padilla cheating on Lamine yamal 😭😭 pic.twitter.com/7Wy7UN6EMz
— Yamal is the Goat (@Fcb_miji) July 28, 2024
Megjithatë, sipas Mundo Deportivo, ylli 17-vjeçar i Barcelonës e ka larguar nga ndjekësit në Instagram.
Si kundërpërgjigje, Alex e ka bërë gjithashtu ‘unfollow’ dhe ka hequr të gjitha postimet që kanë të bëjnë me të.
Videoja e Padillas duke u ulur në prehrin e një djali tjetër u bë virale vetëm për një kohë të shkurtër.
Ajo mes tjerash ka reaguar edhe për akuzat duke i hedhur poshtë të gjitha këto.
Lamine Yamal’s girlfriend denies cheating allegations pic.twitter.com/j0kXaTlZiW
— GhanaBallers (@Ghanaballers) July 29, 2024
“Alex, nuk po mund të besoj se e ke tradhtuar Lamine dhe kam prova”, ka shkruar një ndjekës.
Dhe, ajo u përgjigj: “Nuk e kam tradhtuar askënd”.
“Nuk do të mund ta bëja kurrë këtë”, theksoi mes tjerash ajo.
Alex mori vëmendje të madhe dhe u përfol si e dashura e Lamine në Kampionat Evropian. /Telegrafi/