Ylli i Përfaqësueses së Ganës, Osman Bukari është kundërpërgjigjur me pretendimet se ai nuk e respektoi Cristiano Ronaldon gjatë festimit të golit të tij.
Bukari shënoi në minutën e 89-të në humbjen 3-2 të Ganës ndaj Portugalisë të enjten dhe imitoi festën e Ronaldos të njohur si ‘Siuu’.
Ronaldo nuk ishte në fushë kur Bukari bëri kërcimin e tij për festë dhe tani ganezi i është përgjigjur atyre që e kanë akuzuar për mungesë respekti.
“Kam vënë re që festimi im sot ka gjeneruar komente duke pretenduar se kam qenë mosrespektues ndaj Ronaldos”.
“Kjo është e pasaktë. Unë u pushtova nga emocioni i momentit të shënimit të golit për vendin tim në debutimin tim në Kupën e Botës që çoi në festimin tim”, ka shkruar Bukari në Twitter.
I have noticed my celebration today has generated comments claiming I was disrespectful towards Ronaldo
This is incorrect. I was overcome by the emotion of the moment of scoring for my country on my World Cup debut leading to my celebration.
My upbringing doesn’t permit me
1/2 pic.twitter.com/5MWy0yaql0
— Osman Bukari (@OsmanBukari9) November 24, 2022
Bukari më vonë e cilësoi Ronaldon si njëri nga idhujt e tij.
“Edukimi im nuk më lejon të jem mosrespektues ndaj më të vjetërve, aq më pak për një nga idhujt e mi. Faleminderit për mbështetjen tuaj dhe ne fokusohemi në ndeshjen tonë të radhës!”, shkroi ganezi në postimin pasues.
Ndryshe, Ronaldo hapi rezultatin nga penalltia gjatë ndeshjes së parë të Grupit H, ndërsa golat nga Joao Felix dhe Rafael Leao ishin të mjaftueshëm për të mposhtur skuadrën afrikane, e cila më herët kishte barazuar me anë të Andre Ayeë. /Telegrafi/
to be disrespectful to elders let alone one of my idols.
Thanks for your support and we focus on our next game!🇬🇭🇬🇭
— Osman Bukari (@OsmanBukari9) November 24, 2022