Site icon Telegrafi

U akuzua për mashtrim lidhur me pranimin e fëmijëve në universitet, Lori Loughlin lirohet nga burgu pas dy muajsh

Lori Loughlin raportohet se është liruar nga burgu.

Aktorja e “Fuller House” thuhet se u lirua nga burgu pasi qëndroi për më pak se dy muaj për shkak të përfshirjes në skandalin e mashtrimit për pranimin e studentëve në kolegj.

Tani, të dhënat e të burgosurve tregojnë se Loughlin u lirua ditën e sotme (28 dhjetor).

Olivia Jade, Lori Loughlin, Bella Giannulli

Megjithëse ajo ishte paralajmëruar të dilte më 27 dhjetor, dyshohej se Byroja Federale e Burgjeve mund të ndërronte ditën për shkak të pushimeve. Sidoqoftë, duket sikur aktorja nuk kaloi Krishtlindjet në shtëpi edhe pse raportohej një gjë e tillë.

Dënimi akoma përfshin dy vjet liri të mbikëqyrur, si dhe 100 orë shërbim komunitar. E njëjta po ashtu do të paguajë edhe 150 mijë dollarë.

Vajzat e saj, Olivia Jade dhe Bella Giannulli, u tha se ishin ‘shumë të mërzitura’ kur nëna e tyre hyri në burg.

Foto: CNN

Burri i Loughlin, Mossimo Giannulli, ishte gjithashtu i përfshirë në këtë aferë. Ai aktualisht po vuan pesë muaj burgim dhe planifikohet të lirohet në 2021.

Në anën tjetër tashmë ka paguar gjobën prej 250 mijë dollarësh. /Telegrafi/

Exit mobile version