Site icon Telegrafi

U akuzua për kërkesa prej një dive, Tina Knowles përgënjeshtron pretendimet se Beyonce obligon stafin të transportojnë një tualet personal për të gjatë turneut

Tina Knowles ka përgënjeshtruar thashethemet e fundit për sjelljen prej një dive nga vajza e saj, Beyonce.

Një imazh i kohëve të fundit i një kutie të zezë me etiketën, ‘Sediljet e tualetit të Beyonce’ bëri që fansat të supozonin se këngëtarja e “Halo” solli tualet personal në turneun e sajn “Renaissance”, në mënyrë që të shmangte përdorimin e tualetit publik.

Biznesmenja 69-vjeçare tha për TMZ se historia e ndenjëseve të tualetit ishte ‘shumë qesharake’, shkruan DailyMail.

Ajo sqaroi se kutitë e zeza virale në fjalë përdoreshin kryesisht si karrige për fansat që uleshin në anët e skenës.

Kutitë në fjalë në fakt nuk përmbajnë tualet – kjo ndodh të jetë emërtimi i stendave të tifozëve.

Deklarata e nënës së Beyonce bie drejtpërdrejt në kundërshtim me atë që një burim tha për The Sun javën e kaluar.

Sipas burimit, ‘ekipi i Beyonces bën përpjekje të mëdha për të siguruar që ajo të ketë komoditetet e saj dhe një tualet personal thuhet të jetë një prej tyre’.

Këngëtarja e “Cuff It” nuk e ka mohuar publikisht pretendimin për tualetin personal, duke qenë se ajo është e zënë duke performuar javë pas jave në turneun e saj në Amerikën e Veriut.

Ajo do të kthehet në qytetin e saj të lindjes në Houston, Teksas gjatë një prej ndalesave të fundit në turneun më 23 dhe 24 shtator, përpara se të përfundojë atë më 1 tetor në Kansas City.

Ndërsa vajza e saj po performon në mbarë botën për mijëra audiencë, Tina po e mban veten të zënë në epokën e saj të re si beqare.

Ajo bëri kërkesë për divorc nga bashkëshorti i saj i dytë, Richard Lawson tre javë më parë.

Çifti ishte i martuar për tetë vjet, duke përmendur dallimet e papajtueshme si arsye për ndarjen.

Lexo po ashtu Beyonce me kërkesat e një dive, paguan mijëra dollarë që ekipi i saj të transportojnë një tualet personal që nuk e përdor askush përveç saj

Përveç paraqitjes së kërkesës për divorc, Tina gjithashtu i kërkoi gjykatës që të rivendoste emrin e saj në Celestine Knowles, sipas People.

Ajo ishte martuar më parë me Matheë Knoëles, babai i Beyonce dhe Solange, për 31 vjet përpara se të divorcohej nga ai në 2011. /Telegrafi/

Exit mobile version