Telegrafi

“U akuzova se isha HIV pozitiv”, Madonna bën rrëfimin prekës në Instagram

attends the Billboard Women in Music 2016 event on December 9, 2016 in New York City.

Këngëtarja e famshme Madonna ka thënë së fundmi disa fjalë në lidhje me sëmundjen e HIV/AIDS.

Ajo ka kujtuar një fjalim të saj që e bëri në një mbledhje fondesh në “Amfar” në vitin 1991, ku kishte treguar se si ishte akuzuar se është HIV pozitiv.

Në videon e publikuar në Instagram, këngëtarja me famë botërore ka treguar se si një aktiviste e kësaj sëmundje, ka bërë çmos për të ndihmuar personat e prekur nga ky virus.

Madonna shprehet se tashmë në botë ka kura të ndryshme kundër kësaj sëmundje, andaj të qenit me AIDS nuk është ‘dënim me vdekje’.

“Unë e bëra këtë fjalim në një mbledhje fondesh në Amfar më 1991. Ishte menjëherë pasi unë u akuzova se isha HIV + pasi kisha qenë një aktiviste që foli haptas dhe pamëshirshëm për epideminë e AIDS-it që dukej se kishte zhdukur një pjesë të madhe të popullsisë globalisht.

Pas më shumë se një dekade hulumtimesh, ilaçe të rëndësishme anti-retrovirale u miratuan dhe ishin në dispozicion dhe më në fund të qenit HIV + nuk ishte një dënim me vdekje. Duket e përshtatshme, tani që jemi në mes të një pandemie tjetër globale dhe për shkak se është Dita Botërore e AIDS-it për të ndarë një pjesë të fjalimit që bëra për të kujtuar miqtë e dashur që kam humbur, por edhe për miliona njerëz që vdiqën dhe vazhdojnë të vdesin për shkak të kësaj sëmundje shkatërruese. Një kujtesë se ne nuk mund të heqim dorë nga lufta! Paqe për të gjithë këta burra që personalisht më frymëzuan”, ka shkruar Madonna në Instagram. /Telegrafi/