Policia e Kosovës ka njoftuar se në një aksident trafiku të ndodhur me 29.06.2017 rreth orës 14:50 minuta në rrugën magjistrale Shtime-Ferizaj , dy persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore.
“Rasti ka ndodhur në rrugën magjistrale Shtime -Ferizaj ,në fshatin Koshare, ku sipas raporteve të para, ngasësi i automjetit të udhëtarëve me targa lokale, A.M. ( f/sh/k 23 vjeçare),e cila ishte duke qarkulluar në relacionin Ferizaj-Shtieme,fillon tejkalimin në mënyrë të pasigurtë dhe godet veturën e cila ishte duke qarkulluar në të njejtin drejtim si dhe biciklistin E.H. 12 vjeç.
Të lënduarit janë dërguar në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor.
Me 09.07.2017 reth orës 14:40 min. nga mjeku kujdestar kemi pranuar informatën se i lënduari E.H. nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.
Hetuesit policorë në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit janë duke u marrë me rastin./Telegrafi/