Telegrafi

U aksidentua ditë më parë në Lipjan, viktima ndërron jetë në QKUK

Foto: Arkiv

Një aksident trafiku kishte ndodhur të shtunën në rrugën “Ibrahim Rugova” në Lipjan.

E policia ka njoftuar se personi i cili kishte pësuar lëndime në këtë aksident, ka ndëruarr jetë në QKUK.

“Raportohet se më 01.09.2024 në QKUK Prishtinë ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar si pasojë e lëndimeve në aksident trafiku.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, njofton policia. /Telegrafi/