Site icon Telegrafi

Tzanakopoulos: Tsipras nga mesi i janarit do të vendos se kur marrëveshja e Prespës do të paraqitet në Kuvend

Kryeministri grek Alexis Tsipras pas 18 janarit do të vendosë se kur marrëveshja e Prespës do të paraqitet për ratifikim në Kevendin grek, “derisa pritet të kalojnë procedura e duhura në Shkup”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë greke Dimitris Tzanakopoulos, njofton “Kathimerini”.

“Për momentin po bëhen gjërat e duhura, kombinimet parlamentare të nevojshme për ratifikimin e marrëveshjes dhe se ato janë intensive”, tha Tzanakopoulos.

Në pyetjen konkrete nëse do të sigurohet shumica e nevojshme prej 151 vota, zëdhënësi i qeverisë greke tha se që nga fillimi i këtij procesi ka pasur deklarata nga partia Potami, si dhe disa deputetë të së majtës Lëvizja për Ndryshim, se marrëveshja përfaqëson një mundësi historike unike për të zgjidhur problemin.

Lexo po ashtu Kotzias: E ardhmja i takon miqësisë sonë

Ish-Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias, të shtunën në një intervistë ekskluzive për AIM, shprehu besimin se Kuvendi i Greqisë ka shumicën parlamentar për ratifikimin e marrëveshjes së Prespës./Telegrafi/

Exit mobile version