Zëdhënësi i Qeverisë së Greqisë, Dimitris Tzanakopoulos, ka thënë se për gjitha çështjet e hapura në kuadër të bisedimeve do të merren vesh ministrat e Jashtëm, Nikos Kotzias dhe Nikolla Dimitrov, njofton AIM.
Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, në konferencën e djeshme në lidhje me qëndrimin e presidentit grek për ndryshime në Kushtetutën e Maqedonisë, Tzanakopoulos tha se është i nevojshëm ndryshimi i emrit kushtetues, por edhe revizion eventuan të Kushtetutës për çështjet që përmbajnë irredentizëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Duam emër të përshtatshëm që do të vlejë për përdorim të përgjithshëm. Që të vlejë për të gjithë, parakusht është të ndryshohet emri kushtetues i fqiut. Pa ndryshim të emrit kushtetues të fqiut, nuk mund të përmbushet ky parakusht”, ka thënë Tzanakopoulos./Telegrafi/