Telegrafi

Tzanakopoulos: Nuk ka ende një marrëveshje, por nëse ka, duhet të jetë erga omnes

Dimitris Tzanakopoulos deklaron se nuk do të ketë marrëveshje, nëse nuk pranohet aspekti erga omnes dhe rishikimi i Kushtetutës së Maqedonisë.

Në intervistën e tij për televizionin Epsilon, ai sqaron se tani për tani nuk ka një ujdi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Tzanakopoulos shprehet se duhen vendime përfundimtare politike, pasi që bëhet fjalë për marrëveshje me shumë çështje teknike, juridike e politike.

Sipas tij, sapo të ketë marrëveshje do të njoftohen të gjitha palët, opinioni, partitë politike dhe do të kemi debat të qartë për të gjitha aspektet./Telegrafi/