Site icon Telegrafi

Tzanakopoulos: Në ditët e ardhshme do të ratifikojmë protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Në ditët në vijim, protokolli për anëtarësimit në NATO do të ratifikohet nga Kuvendi grek, tha zëdhënësi i qeverisë së Greqisë, Dimitris Tzanakopoulos, njofton AIM nga Athina.

“Në ditët në vijim, Kuvendi do të ratifikojë protokollin për pranimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, ndërsa në vazhdim do të dërgohet edhe notë verbale nga Ministria e Jashtme e Greqisë deri tek Ministria për Punë të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe me këtë, në mënyrë automatike hyjnë në fuqi ndryshimet kushtetuese dhe ndryshimi i emrit”, sqaroi Tzanakopoulos.

Në qarqet gazetareske në Greqi, përmendet se protokolli do të dërgohet në Kuvendin e Greqisë në javën e ardhshme, së pari para komisionit kompetent dhe më pas në seancën plenare, me çka do të pason edhe votimi.

Zëdhënësi i qeverisë greke tha se dita e ratifikimit të marrëveshjes së Prespës, 25 janar, do të ngelet si dita historike për paqe, bashkëpunim dhe stabilitet në Ballkan./Telegrafi/

Exit mobile version