Telegrafi

Tzanakopoulos: Në 2018 mund të mbyllet çështja e emrit

Zëdhënësi i qeverisë greke, Dimitris Tzanakopoulos, ka deklaruar se në vitin 2018 mund të përmbyllet çështja e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë dhe ka shpjeguar se Panos Kammenos, nuk do të jetë pengesë për zgjidhje.

“Gjatë vitit 2018 nëse merret parasysh edhe pozicioni pozitiv që e ndjek udhëheqësia politike e IRJM-së, ekziston, hapet një dritare për mundësinë që të zgjidhet problemi i vjetër 25 vite edhe në vendin tonë edhe në vendin fqinj. Mendimi im është se duhet ta shfrytëzojmë këtë dritare, duhet t’i gjejmë kushtet adekuate dhe procesin adekuat, që të shkojmë drejt zgjidhjes së problemit”, tha zëdhënësi i Qeverisë së Greqisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Tzanakopoulos tha se në qeveri bashkëpunojnë parti me qëndrime të ndryshme politike dhe prejardhje politike të ndryshme, por sipas tij, Panos Kammenos nga “Grekët e Pavarur” nuk do të jetë pengesë për marrëveshje.

“Kammenos ka thënë edhe diçka tjetër, pasi ekziston konsensus në sistemin politik, ai vetë nuk mund të jetë pengesë për zgjidhjen e çështjes”, tha Tzanakopoulos./Telegrafi/