Site icon Telegrafi

Tzanakopoulos: Marrëveshja do të kalojë në Parlament, në të kundërtën nuk do ta kishim nënshkruar

“Është e qartë se marrëveshja do të kalojë në Parlamentin grek, në të kundërtën nuk do ta kishim nënshkruar”, thotë zëdhënësi i qeverisë greke dhe ministër pa portofol, Dimitiris Tzanakopoulos, në një intervistë për radion greke “Realfm”.

Siç njofton AIM, Tzanakopoulos në intervistë ka thënë se qeveria greke dëshiron që në Parlament të ketë shumicë sa më të madhe për marrëveshjen me Maqedoninë, që sipas tyre është shumë e rëndësishme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kammenos dhe “Grekët e Pavarur” dorëzuan propozim lidhur me nevojën për një shumicë më të zgjeruar në Parlamentin grek, për 180 deputetë. Ky propozim është në tryezë. Qeveria greke i pret rezultatet në referendum dhe tentimin për revizion kushtetues dhe pasi të përfundojë kjo në mënyrë pozitive, do ta bëjmë atë që e parasheh marrëveshja, ta sjellim në Parlamentin grek, sepse janë për një shumicë sa më të madhe të mundshme parlamentare, e cila sipas mendimit tim, është e mundur të arrihet”, tha Tzanakopoulos.

Exit mobile version