Zëdhënësi i Qeverisë greke, Dimitris Tzanakopoulos thotë se janë duke u përpjekur që të dërgojnë mesazhin e demokracisë, pajtimit, solidaritetit dhe mirëkuptimit.
Sipas tij, në të njëjtën kohë Maqedonia, Selaniku dhe Greqia Veriore nuk meritojnë nacionalizëm, urrejtje, mostolerancë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Protestat e paralajmëruara në Selanik, Tzanakopoulos i vlerëson si praktika të papranueshme për një vend dhe shoqëri demokratike.
Në lidhje me Marrëveshjen e Prespës, ai thotë se ndryshimet kushtetuese paraqesin respektim të marrëveshjes, kurse zbatimi i marrëveshjes do të sjell një periudhë të re.
Sipas tij, marrëveshja i zgjidh aspektet irredentiste./Telegrafi/